Kush është Shefi këtu?

Kryeparlamentari, Krasniqi, kërkon fajtorin për situatën e krijuar në kufi, ja si shprehet ai në "facebook":
Kush është Shefi këtu?
Qe disa ditë po përpiqem të gjejë një fill për zhvillimet që po ndodhin në kufirin Kosovë - Maqedoni dhe nuk është lehtë të gjendet filli i vërtetë i kësaj gjendje. Kujt po i konvenon kjo? A i konvenon kjo gjendje Maqedonisë? Pa dyshim që jo. A ju konvenon shqiptarëve, këndej e andej kufirit? Edhe neve (shqiptarëve) nuk na konvenon? Nuk ka dyshim se Gruevski dhe pasuesit e tij i përngjajnë bretkosës që kërkonte të mbathej me patkoit e kalit!!! Për këtë ai duhet të japë llogari para qytetarëve të shtetit që ai është Kryeministër. Nuk është vetëm kjo rrugë e bllokuar për vendin e tij. Ai vendit të tij i ka bllokuar edhe rrugë të tjera. Shqiptarët duhet t’i tregojnë se ai nuk mund t’ua ndalë rrugën e komunikimit, pasi edhe ata janë themelues të shtetit të Maqedonisë. Pra, përveç që janë: themelues e kontribuues të gjithanshëm, janë kontribuues edhe në stabilitetin e tij, i kanë edhe të drejta qytetare që askush nuk guxon t’ua mohon.
Ndërsa sa i përket anës sonë, s’ka si mos të bie në sy, roli Kryeministror i Zëvendëskryeministres Kusari?! Mos është kjo në shërbim të fushatës për zgjedhjet komunale? Pse kjo përpjekje e Qeverisë sonë për të treguar burrni në Bllacë e jo në Bruksel dhe në pikat kufitare me Serbinë? Këto janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje të duhur. Nuk e di, por disa po thonë! Mos krejt kjo po bëhet për zhvendosje të vëmendjes nga problemet kryesore që i ka vendi?! Një gjë dihet, kjo nuk është punë e ministrave?! Kush është Kryeministër këtu?