
Përveç se të ‘zhdukur’ a është e mundshme që anëtarët e skuadrës vrasëse të SHIK-ut, të përfitojnë edhe nga Ligji për amnisti, që po sa ka hyrë në fuqi!?
EULEX-i, “Bllaca 2” janë në arrati
Driton Hajdari, Shpresim Uka e Bekim Syla, të akuzuar për vrasje, asistencë në vrasje e atentate të figurave politike e krim të organizuar, vazhdojnë të jenë në arrati pavarësisht, dënimeve që i morën nga EULEX-i. Ata janë të dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë në rastin e njohur si “Bllaca II”, me 17 dhjetor 2012.Madje, ky mision ka thotë se ende nuk ka ndonjë informatë për vendndodhjen e tyre. Zyra për informim e EULEX-it, në një përgjigje dhënë “Botës sot”, thotë se tre të dënuarit e rastit Bllaca dy gjenden në arrati pavarësisht fletarresteve të lëshuara nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Social Plugin