Gjatë një takim që presidenti amerikan Barack Obama zhvilloi në Stokholm me liderët nordik, Sigmundur David Gunnlaugsson, kryeministër i Islandës, u duk se kishte bërë një skandal, duke ngatërruar këpucën e këmbës së majtë me një atlete të markës “Nike”.
Por jo, ai as nuk e ngatërroi këpucën e as e bëri atë për shkak të ndonjë mode të fundit.
Arsye ishte një infeksion në këmbën e tij, e cila i ishte ënjtur. Mediat islandeze bëjnë të ditur se kryeministri i tyre, kishte një infeksion i cili ia kishte fryrë këmbën, dhe kjo e kishte detyruar të veshte atlete, para se të shkonte në spitalin e Stokholmit për të marr antibiotikë.
Social Plugin