Konkursi i bukurisë “Miss Bota” për femrat me shami

Konkursi i bukurisë “Miss Bota” i cili ka ngjallur një reagim të fortë nga ana e grupeve islamike në Indonezi, përballet tashmë me një tjetër sfidë, një konkurs bukurie vetëm për femrat myslimane.
Konkursi i botës “Muslimah” do të mbahet në Xhakartë të mërkurën, bëri me dije themeluesja e kompetincionit, Eka Shanti, duke u kundërpërgjigjur për zërat kundër.
20 finalistet vijnë nga Irani, Malajzia, Brunei, Bangladeshi, Nigeria dhe Indonezia, ndërsa janë zgjedhur mes më shumë se 500 konkurrenteve.
Karakteristikat që duhet të kenë aspirantet për fituese janë krejt ndryshe nga ato që kërkohen për Miss Botën.
“Konkurrentet duhet të jenë modele pozitive, gra të përsosura dhe mbi të gjitha duhet të kenë një ekuilibër të jetës shpirtërore me modernizimin e ditëve të sotme”, tha Shanti.
Konkurrentet në këtë kompeticion garojnë me perçe, ndërsa shtohet se një femër e nuk ka nevojë të tregojë trupin për të qenë e bukur, pasi mund të jetë e tillë edhe e mbuluar.