Komandot izraelite shpëtojnë pengjet në Najrobi (VIDEO)

Pjesëtarët e njësive speciale izraelite u futën sot në qendrën tregtare në Najrobi, për t’i dhënë ndihmë pengjeve dhe të plagosurve pas sulmit terrorist të islamikëve. Sekretari në Ministrinë e Brendshme të Kenisë, deklaroi se gjatë sulmit të islamikëve janë vrarë të paktën 59 njerëz, kurse janë plagosur 175 të tjerë.
“Izraelitët sapo hyn në qendrën tregtare dhe po iu ofrojnë ndihmë pengjeve dhe të plagosurve”, tha një burim i cili nuk deshi t’i përmendej emri.
Sekretari i MPB, Joe Lenku, bëri të ditur se 1 000 persona kanë arritur të largohen nga godina pasi ajo u sulmua. Ai shtoi se në ndërtesë ndodhen 10-15 militantë të organizatës terroriste al-Shabab, të cilët po mbajnë peng disa persona, numri i të cilëve nuk dihet ende.
Lëvizja kryengritëse islamike al Shabab, e cila është e lidhur me rrjetin terrorist al Qaeda, ka marrë përgjegjësinë për masakrën e sotme në qendrën tregtare në Najrobi, qendër kjo e cila pjesërisht është në pronësi izraelite, duke theksuar se kjo është hakmarrje direkte për shkak të intervenimit ushtarak të Kenisë në Somali, ku ushtarët e Unionit Afrikan janë duke luftuar kundër islamikëve. .
Presidenti i Kenisë, Uhuru Keniata gjatë fjalimit në televizion mbrëmë tha se “edhe personalisht ka humbur anëtar të familjes gjatë sulmit në qendrën tregtare”, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Ai premtoi se vrasësit do të kapen kudo që të ikin. “Do t’i kapim dhe do t’i dënojmë për këtë krim të tmerrshëm”, tha ai.
Qendra tregtare Westgate në Najrobi është shumë e popullarizuar, ndërsa dje pasdite, në kohën e sulmit, aty ndodheshin mbi 1 000 njerëz, ndaj të cilëve sulmuesit filluan të qëllojnë me granata, armë automatike. 
Klikoni me poshte per ta pare videon...