
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Kodra i është bashkuar televizionit më të ri "Agon Channel" dhe ka nënshkruar një kontratë me të, detajet e së cilës ende nuk dihen. Thuhet se paga e re do të jetë 12 mije euro në muaj.
Me sa duket përplasja që u tha se kishte me drejtorin e programit, Filip Çakulli, ka qenë vetëm një pretekst, pasi arsyeja e vërtetë e largimit ka qenë oferta “tunduese” e bërë nga drejtuesit e ACH për të moderuar një program të ngjashëm me atë “Fiks Fare”, shkruan BW.
Por, është e mundshme që ndërrimi i pushtetit në Shqipëri ka bërë po ashtu të veten. “Fiks fare” ka pasur mjaft “mish për gjah” derisa në pushtet ishin demokratët e Sali Berishës dhe tashti kur ata nuk janë më në pushtet duket sikur nuk kanë mbetur shumë mundësi për kreativitet të tillë.
Social Plugin