Këngëtarët e bëjnë bilancin ndryshe në fund të çdo vere. Pasi mbyllin stinën e koncerteve, ata bëjnë llogaritë se sa të suksesshëm kanë qenë me këngët e tyre, sa koncerte kanë kapur për këtë sezon, dhe më kryesorja: sa para kanë grumbulluar në tre muajt e nxehtë të pushimeve. Por, pavarësisht preferencave individuale për këngëtarë apo këngë të caktuara, një garë më vete është ajo e Youtube, ku çdo këngë shënon suksesin në bazë të klikimeve, numri i të cilave përkthehet në para që i fitojnë producentët dhe këngëtarët. Këngët që konsiderohen si sensacione muzikore, në bazë të klikimeve që kanë arritur vetëm brenda këtyre muajve janë disa, duke e nxehur edhe më shumë konkurrencën mes këngëtarëve. Po në disa raste bashkimi bën fuqinë, dhe ndaj këtë vit kemi vëmë re fenomenin e dueteve për të siguruar sa më shumë fansa në një klip të vetëm. Kështu, në këtë hitparade të 10 këngëve më të klikuara në Youtube këtë verë, veçojmë bashkëpunimet që kanë goditur në shenjë, si: Tuna me të dashurin e saj, Cozman; Dafina Zeqiri po ashtu me të dashurin Dj.Blunt, Getoar Selimi me Bleona Qerretin, e cila kësaj here u shfaq si shoferja e tij në klip, Gena në dy bashkëpunime hit me Flori Mumajesin dhe Nora Istrefin, italiani Daniele Meo me djemtë shqiptarë të “Revolt Klan” etj. Lë të shohim renditjen e 10 këngëve më të dëgjuara të momentit:
10 hitet e verës
1. “Fenix”, kënduar nga Tuna ft. Cozman
2. “Gili Gili”, Sinan Hoxha
3. “Mos e nal”, Dj Blunt & Real ft. Duffye
4. “Po t’shoh përmas”, Getoar Selimi (Tingulli Trent)
5. “Le mama”, Nora ft. Gena & Jean Diarra
6. “Jo vetëm fjalë”, Gena & Flori
7. 1990, Elvana Gjata ft Mc Kresha
8. “Kjo zemër” (Ngjyra e kuqe 2) Adrian ft. Floriani
9. “Adesso Balla”, Daniele Meo ft. Revolt Klan
10. “Love story”, Stresi
Social Plugin