Johan Tarçullovski dyshohet se ka hedhur gruan e tij nga ballkoni i banesës?

Johan Tarçulovski i cili vuajti dënimin me burg në Hagë për masakrën e Lubotenit ndaj qytetarëve shqiptar, po dyshohet se ka hedhur prej ballkonit të banesës së tij gruan e tij, këngëtaren maqedonase SonjaTarçulovksa.
Dyshimi lindi pas lajmit që e publikuan disa portale pro qeveritare të cilët njoftuan se Sonja ka rënë nga ballkoni i banesës, që realisht nga pamjet e banesës të bie njeriu normal nga ballkoni i banesës është e pamundur. 
Për momentin ajo është nën përkujdes intenziv në spitalin e Shkupit, ku i është nënshtruar operacionit. 
Se ky rast mund të ketë epilog të tillë, dëshmon edhe fakti i lidhjes së mëparshme të kriminelit Johan me henbollisten e mëparshme të Kometal Gjorçe Petrov, Valentina Raduloviç ku  kjo e fundit i dha fund lidhjes me Tarçulovskin, për shkak të dhunës dhe malltretimit fizik nga ky i fundit. 
"Valentian praktikisht iku nga ai që të mos ketë kontakte dhe të mos jetë nën presionin e tij të përhershëm dhe shfrytëzimit materijal", thotë një i afërt i Raduloviçit.
Sonja dhe Johan janë martuar pas lirimit të tij nga burgu i Hagës, kurse lidhja e tyre kishte filluar para se të burgosej. Ata kanë dy fëmijë, një djal dhe një vajzë. Ministria për punë të brendshme ka njoftuar se bëhet fjalë për rast tragjik.