Ja cila është shqiptarja që po çmend italianët

Ka kohë që punon në Itali, madje nuk e flet shumë mirë gjuhën shqipe, por deri diku kuptohet. Nada Zhiti është një tjetër shqiptare e famshme në shtetin italian për punën e saj si modele.

”Punoj si modele këto vitet e fundit, e kam filluar si lojë ndërsa tani është bërë pjesë e jetës sime, kështu që jam e pasionuar pas fotografisë. Duke bërë modë, nuk është si të gjithë që mendojmë se bëj një punë.

Njerëzit shohin vetëm njërën anë të punës sonë, pasi është një staf i tërë që punon gjatë gjithë kohës me ne e më pas edhe udhëtimet nëpër botë, gjë që unë e bëj me shumë pasion dhe kënaqësi.

Këtë javë ishte java e modës në Milano dhe kam modeluar për ”Roberta farc Golden party” dhe jam ende këtu për të prezantuar linjën pranverë-verë 2013, ndërsa javës së kaluar kam prezantuar edhe linjën e re të automobilëve “Audi A3”, në një show room po ashtu në Milano.
Puna si modele për mua është një pasion i momentit e jo për tërë jetën, pasi në plan të parë nuk është karriera profesionale pasi unë studioj ligjin dhe dëshiroj që në të ardhmen të bëhem një avokate e zonja”, thekson për ”Panorama plus” modelja Zhiti.

”Mendoj se në asnjë vend të botës nuk është e lehtë të bëhesh modele, por vetëm nëse ke kualitete dhe je profesioniste, kjo gjë është me rëndësi. Në Itali, kjo punë është një profesion i gjithi nën efektin e imazheve, investohet shumë dhe fitohet shumë gjithashtu.
Në Shqipëri mendoj se moda është në hapat e parë, edhe pse ka shumë profesionistë të mëdhej atje. Kam pasur rastin të bashkëpunoj me shumë fotografë të shkëlqyeshëm atje, si me Armand Sallabandën dhe Sony K. Elson. Dhe e them me plot gojën se e admiroj artin e imazheve që kultivojnë ata.
Kohët e fundit kam arritur të bashkëpunoj me një grup muzikor shqiptar në një videoklip, që shumë shpejt do të shfaqet në ekranet televizive”.

Për sa i përket jetës private, Nada pohon: “Nëse nuk ke kohë t’ia dedikosh një të dashuri, atëherë është problem, nëse dashuria arrin në kohë të duhur dhe me vetë dëshirë, mendoj se pikërisht atëherë është një kohë reale…”, thotë ajo.