I pëlqen t’i provokojë meshkujt

Krystal Forscutt e bart titullin e australianes më seksi ndërsa famën e ka arritur falë pjesëmarrjes në shoun “Big Brother”, por edhe për shkak të gjinjve të saj. Mirëpo, për fat të keq, gjinjtë e saj nuk janë vepër e nënës natyrë, por i ka të rritur nëpërmjet operimit estetik.
E rritur në një fermë bagëtish, bukuroshja seksi nga fshati, ka zbuluar se ajo që e konsideron më seksi tek një mashkull, është buzëqeshja e tij, ndërsa një mashkull mund ta pushtojë lehtë nëse ka sens për humor.
Ajo ka zbuluar se i pëlqen të flirtojë me meshkuj, por edhe t’i provokojë ata në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe me gjeste seksuale.
“E adhuroj të provokoj meshkujt me gjeste seksuale. Nuk mund t’i rezistoj një mashkulli të bukur, kështu që përdori të gjitha format e mundshme të joshjes”, tha ajo.