Keniani Abdul Haji është personi i cili i tregoi gjithë botës se kur flitet për njerëzi nuk duhet të shikohet se cilës përkatësi fetare, nacionale apo edhe se çfarë ngjyre të lëkurës posedon. Personi në fjalë rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një grua amerikane së bashku me tri vajzat e saja, transmeton Albtime.
Amerikanja Ketrine Walton së bashku me tri vajzat e saja ishte prezente në qendrën tregtare 'Westgate' në momentin kur grupi terrorist filloi sulmin. Ajo nga paniku u ul nën një tavolinë dhe së bashku me vajzat e saja luteshin sikur të ishte fundi i jetës së tyre.
Mirëpo kur Haji e vërejti këtë familje duke e cila ishte e rrezikuar ai pa u hamendur fare vrapo afër tyre dhe i kërkoi që të vinin deri te ai. Ai rrezikoi jetën e tij duke mbuluar vajzat dhe gruan amerikane, zonjën Walton dhe i mbuloi deri te dalja e qendrës tregtare, duke shkëmbyer zjarr me terroristët. Haji është djali i ish-ministrit të mbrojtjes të Kenisë.
Walton ka ardhur në Keni para dy viteve, me Kryqin e Kuq ku ajo punon. Edhe për kundër kësaj ngjarje ajo ka thënë se do të vazhdojë jetën në Keni, pasi që ku do në botë ka njerëz të këqij, mirëpo ka njerëz tepër të mirë, siç ishte heroi Abdul Haji.
Haji ishte tepër modest gjatë pyetjes se a e ndien vetën si hero. "Unë bëra një punë të cilën do ta bënte çdo kenian. Kur është në pyetje jeta e një qenie njerëzore nuk duhet të shikohet se cilit religjion apo cilit nacionalitet i takon, sepse prapë se prapë të gjithë jemi njerëz!", tha ai.
Videon mund ta shihni ketu.
Social Plugin