Google pastron Kosovën nga minat (VIDEO)

Produktet Google Maps dhe Google Earth nuk janë vetëm mënyrë e mirë për të kaluar kohën kot duke shëtitur botën virtualisht, por ato mund të përdoren edhe për çështje me ndikim të madh social.

Gjiganti Google ka treguar në hollësi për bashkëpunimin që ka pasur me agjencinë HALO Trust, dhe që tani kanë përtërirë projektin e tyre qendër e së cilit është Kosova. 

Organizata HALO Trust është duke përdorur Google Earth Pro për të vendosur sa më mirë ekipet e saj të çmontimit të minave, si dhe për të ndërtuar harta të vendeve që janë ende të minuara bazuar në informacionet e banorëve dhe qeverisë. 

Këto harta janë lehtë të përdorshme dhe mund të përdoren edhe nga njerëzit e thjeshtë në mënyrë që të jenë sa më të sigurt. 

Kosova së shpejti mund të pastrohet nga minat falë Google.
Videon mund ta shihni duke klikuar ketu.