Mund të duket e frikshme, por fatmirësisht, këta gatopardë nuk kanë qenë të uritur për mishin e njeriut.
Ata kërcyen mbi makinën e ekspeditës së gjuetisë për të vëzhguar më mirë gazelat të cilat ishin duke i gjuajtur në Masai Mara, Kenia.
Personat që gjendeshin në makinë, nuk mund t’u besonin syve të tyre dhe fatit që patën duke shkrepur fotografi nga afër të maceve të mëdha.
Fotografia e bërë nga fotografi izraelit, Yanai Bonneh, që gjendej në makinën tjetër, fitoi çmimin e tretë të garës “National Geographic’s 2013 Traveller Photo Contest”.
Social Plugin