Eksluzive : Ja si qante elefanti, kur nëna e tij deshi që ta vras (VIDEO)

Kafshët dinë që të prekin në ndjenjat e njerëzve edhe atë shumë, kjo është historia e një elefanti të vogël i cili qau për pesë orë për shkak të nënës së tij.
Të punësuarit në një kopsht zoologjikë ishin të detyruar që të intervenonin dhe ta ndanin elefantin e vogël nga nëna e tij e cila kishte tentuar që ta vrasë të voglin e saj i cili sapo kishte ardhur në jetë.
Veterinerët në fillim menduan se bëhet fjalë për rastësi, mirëpo pasi që ata ia kishin shëruar plagët elefantit të sapolindur dhe kishin kthyer prapë në kafaz me të ëmën, e ëma prapë e sulmoi, me ç'rast veterinerët intervenuan dhe e shpëtuan të voglin nga agresiviteti i të ëmës.
Elefanti i vogël nuk mundi që të duronte se po ndahej nga e ëma e tij dhe filloi të qante për pesë orë rresht. Arsyeja se pse e ëma tentoi që ta vriste të voglin e saj nuk janë bërë të ditura akoma.
Videon mund ta shihni ketu.