Edhe personi më i fuqishëm në botë i frikohet gruas (VIDEO)

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një takimi në kuadër të OKB-së në New York, ka bërë shaka duke thënë se ka hequr dorë nga cigaret, sepse ka pasur frikë nga gruaja e tij, Michelle.
Gjatë një bisede me Raportuesin Special të OKB-së për të drejtat e lirisë së tubimit paqësor dhe shoqërimit, Maina Kiai, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se qe gjashtë vite nuk konsumon duhan.
“Shpresoj se e ke lënë duhanin”, i ka thënë Obama bashkëbiseduesit, i cili i është përgjigjur: “Nganjëherë”.
“Jo, jo, nuk kam pirë cigare për afro gjashtë vite. Kjo është për arsye se frikësohem nga gruaja”, ka shtuar presidenti i SHBA-ve.
Videon mund ta shihni ketu.