E kërkuara nga Interpoli Leme Xhema shfaqet në Prishtinë

Ndonëse është e vetmja shqiptare që kërkohet prej vitesh nga Interpoli, ajo së fundi ka vendosur që mos të qëndrojë gjithmonë e fshehur.
Pa u maskuar fare, ajo në fillim të kësaj jave ka hyrë në Prishtinë nga drejtimi i Veternikut.
Është kjo Leme Xhema, ish-drejtoreshë e Postës dhe Telekomit të Kosovës, e dënuar nga gjykata me tri vjet burg për veprën penale të “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe nënshkrimit të dëmshëm të kontratës”.
Ajo në momentin e kapjes nga aparati, ka qenë pasagjere në një veturë të llojit “Xhip - Chevrolet”, me traga te Britanisë së Madhe, ku ngasës i saj ishte një mashkull. Ajo është fotografuar të hënën rrugës Veternik-Prishtinë, pak pa hyrë në Prishtinë.
Organet e rendit janë në kërkim të Leme Xhemes prej vitesh, por në mungese të një informacioni për vendndodhjen e saj, ajo nuk bie dot në pranga.
Ndryshe, në mesin e rreth 50 shtetasve të Kosovës që kërkohen anembanë botës nga Interpoli, qëndron edhe fotografia e ish drejtoreshës së PTK-së.