E bën budallë kundërshtarin, tri herë topin ndër këmbë

Nga Brazili arrijnë video të veprimeve sensacionale. Ajo që është parë këto ditë, sigurisht se është e rrallë. Një driblim i jashtëzakonshëm. 

Për këtë u përkujdes futbollisti Maxi Rodriguez, që luan në Gremio, i cili e bëri budallë një kundërshtar duke ia futur tri herë topin ndër këmbë në të njëjtin aksion. 

Madje, në herën e tretë mbrojtësi i gjorë e rrëzoi Maxin, pasi nuk mundi ta duronte më poshtërsinë që ia bëri. 

Videon mund ta shihni duke klikuar ketu.