"Djaloshi oktopod" që barti për 8 vite trupin e vëllait të tij binjak në gjoks

Ky djalosh 8 vjeçar në Indi ka pasur një fat të pazakontë, që të bart në gjoksin e vet trupin e pazhvilluar të vëlllait të tij binjak. 
Në këtë rast, mjekët njoftojnë që përveç fatkeqësisë së parë, respektivisht moszhvillimit të binjakut tjetër, ekziston edhe rrezik potencial për djaloshin e gjallë nga India që quhet Dipak Kumar që ndryshe edhe emërohet si "Djaloshi oktopod". 
Veç kësaj jeta e Dipak-ut është bërë ferr prej kësaj bote. Fëmijët dhe bashkëmoshatarët e tij kur e shohin e gjuajnë me gur duke u frikësuar se mos vallë ai është një krijesë që sjell fatkeqësi.