Derisa e gjithë Siria digjet, në Damask ahegjet nuk ndalen

Me dhjetëra klub në kryeqytetin sirian po punojnë me ritëm të shtuar. Për të gjithë ata që edhe përkundër luftës së përgjakshme qytetare, dëshirojnë argëtim, këto klube po e ofrojnë mundësinë. 
Derisa të gjithë qytetarët sapo të bie terri mbyllen në shtëpitë e tyre, ka edhe prej atyre që dalin në kërkim të ahengut. 
"Erdha këtu që të jetoj një çikë, nuk dua të dëgjoj lajme të këqija thotë një 25 vjeçr, shitës i automobilave, që argëtohet në një prej disko klubeve derisa në prapavijë shkon një këngë me tekst bizarë "mos më pyet si dhe pse, por ushtria në ruan neve", përcjell albtime.com. 
Në disa prej tyre ka edhe muzikë të gjallë, ku performon një 22 vjeçar nga Maroku, i cili thotë:
"Të gjithë do të vdesim një ditë, por sirianët e duan jetën dhe për neve kjo është më me rëndësi që të jemi të lumtur. Nëse na sulmojnë amerikanët, jam i sigurtë se ushtria jonë do të na mbrojë", thotë ai. 
Këto ahengje dhe party realizohen në një distancë prej vetëm disa minuta nga Guta, vendi ku ndodhi sulmi me gaz helmues.