Çka kishte varrosur Steve Jobs 20 vite më parë?

Pas kërkimit dy vjeçar të pasurisë "së humbur" të themeluesit të kompanisë "Apple" Steve Jobs, u gjet "kapsola kohore" që ishte varrosur para 20 vitesh. 
Kjo "kapsolë kohore" duhet të zhvarrosej para 10 vitesh, por problemi u paraqit kur të gjithë që ishin të lidhur në këtë projekt njoftuan se kishin harruar vendin ku ishte varrosur. 
Sot 20 vite pas varrimit, përfundimisht u zbulua se çka fshihen në të. 
Përmbajtja është kjo: prej gjashtë kanaqe birre si dhuratë për gejtësit, e deri në maus kopjutori të cilin kompania e kishte prodhuar atë botë. 
Ekipi i hulumtuesve njoftuan se u janë dashur dy orë kur me ndihmën e makinerisë së rëndë ta heqin kapsolën. 
Të gjitha mjetet e gjetura në kapsolë do t'i jepen Shoqatës së historianëve në Aspen, kurse e gjithë kjo aventurë do të transmetohet nga National Geografic në shoun "Diggers".