CIA: Pse Milosevici heshti gjatë aksionit ushtarak “Oluja”?

CIA ka qenë hapur e befasuar me mungesën e çfarëdo reagimi të Beogradit zyrtar gjatë kohës së aksionit ushtarak kroat “Oluja” (Stuhia), raportojnë mediat kroate.
Sipas tyre, këto të dhëna janë në kuadër të dokumenteve nga biblioteka “Clinton” dhe agjencisë amerikane të inteligjencës nga të cilat është hequr shenja “sekret”, derisa publikimi i tyre është paralajmëruar në fillim të tetorit.
Në pjesën e dokumentacionit, e cila pjesërisht merret me Kroacinë, thuhet se CIA nuk ka mundur të besoj për mungesën e reagimit të ish presidentit të atëhershëm të Serbisë, Slobodan Miloshevic dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë kohës kur po zhvillohej aksioni ushtarak kroat “Oluja”, transmeton zhurnal.
Amerikanët, siç transmetojnë mediat kroate, kanë pritur reagim shumë të ashpër të Beogradit zyrtar.
CIA, thuhet, ka konstatuar se presidenti i atëhershëm kroat, Franjo Tugjman u bë më kokëfortë pas fitores në “Oluja” dhe më pas diplomatëve amerikanë ua ka shfaqur vizionin e tij për të ardhmen e rajonin sipas parimit të ndarjes së Bosnjës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.
Tugjmani, ka vlerësuar CIA, sigurisht një zgjidhje të tillë të problemit e ka parë si proces të gjatë i cili pashmangshëm do të sjellë deri të përfshirja e kroatëve të Bosnjës në territorin e “Kroacisë së Madhe”, derisa Bosnja, si shtet i myslimanëve në rastin më të mirë do të ishte protektorat kroat.
Në analizën e CIA thuhet presidenti i atëhershëm i Bosnjës, Alija Izetbegovic, siç thuhet, sigurisht me të drejt është frikësuar që Kroacia do të tentoj ta mbaj kontrollin në territoret e pushtuar të Bosnjës. 
Klikoni me poshte per me shume...