Audrius Senavicius, doganieri i vrarë në Zveçan


Audrius Senavicius quhet doganieri 35-vjeçar lituanez i vrarë të enjten në afërsi të Zveçanit, ka njoftuar një ndër gazetat më të mëdha lituaneze “Lietuvos fytas”, e cila poashtu ka publikuar një foto të tij. 

Sipas gazetës tjetër lituaneze “Lithuanian Tribune”, siç transmeton Gazeta Jeta në Kosovë, Senavicius ka shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012.