9/11 - Sjellim një kronologji të ngjarjeve që e ndryshuan përgjithmonë Amerikën

Më 11 shtator 2001, grupi terrorist al-Qaeda kreu sulmin terrorist duke sulmuar Kullat Binjake, murin perëndimor të Pentagonit dhe arean Pennsylvanian, ku mbi 3000 persona mbetën të vrarë, duke përfshirë këtu 19 rrëmbyesit e aeroplanave.
Presidenti i ShBA-ve, Barack Obama do të marrë pjesë në një minut heshtjeje në lëndinën e Shtëpipsë së Bardhë për t’iu bërë homazh të vrarëve të këtij sulmi.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se ekipi i sigurisë kombëtare i Obamës është duke ndërmarrë hapa që të evitojë sulme terroriste që kanë të bëjnë me përvjetorin e së mërkurës.
Obama e ka diskutuar përgatitjen dhe sigurinë me ekipin e tij të martën.
Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar hapat që po ndërmerren, por megjithatë ka njoftuar se këshilltarja e Obamas për siguri kombëtare dhe kundër terrorizmit, Lisa Monaco, për muaj të tërë ka qenë duke i rishikuar masat e sigurisë për përvjetorin në fjalë.

Do të sjellim një kronologji të ngjarjeve që e ndryshuan përgjithmonë Amerikën.

  • 11 Shtator 2001 Terroristët shkatërrojnë Qendren Botërore të Tregtisë në New York, dhe dëmtojnë rëndë Pentagonin në Washington. Mijëra u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në histori.
  • Ora 8:46 e mëngjesit, një aeroplan i rrëmbyer u përlplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr. 17 minuta më vonë, në orën 9:03, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.
  • Ora 9:17 e mëngjesit. Administrata Federale e Aviacionit urdhëron mbylljen e të gjitha aeroporteve në New York. Pak minuta më vonë, mbyllen edhe urat dhe tunelet në New York.
  • Në orën 9:30 Presidenti Bush që ndodhej në Florida, informon popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit, ka pezulluar të gjitha fluturimet, hera e parë kjo në historinë amerikane, që pezullohet transporti ajror.
  • Ora 9:37 e mengjesit. Vetëm pak kilometra jashtë Washingtonit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra vetë vriten ose plagosen.
  • Ora 10:05 e mëngjesit. Kulla jugore e Qendres Botërore të Tregtisë rrëzohet, duke shkaktuar re të dendura pluhuri që mbulojnë qytetin e New Yorkut.
  • Ora 10:10 e mëngjesit, Aeroplani i linjës United Airlines numër 93, rrëzohet në shtetin Pensylvania.
  • Ora 10:22 e mëngjesit, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë evakuohen dhe më pas edhe Banka Botërore dhe ndërtesa e kongresit.
  • Ora 10:28 e mëngjesit , Kulla veriore e Qendres Botërore të Tregtisë, rrëzohet! Kullat e famhsme binjake të New Yorkut,nuk janë më.
  • Ora10:45 e mëngjesit, të gjitha zyrat kryesore të qeverisë federale evakuohen.
  • Ora 11:59 e mëngjesit, agjencia ajrore, United Airlines konfirmon se aeroplani me numer fluturimi 175, i linjës nga Bostoni për në Los Angeles është rrëzuar me 56 pasagjerë dhe 9 pjestarë të ekuipazhit. Më pas mësohet se ky ishte aeroplani që u përplas mbi kullën jugore të Qendres Botërore të Tregtisë. 
Gjatë gjithë kohës, grupe të shpëtimit kërkuan për persona që mund të kenë mbijetuar. Ndërsa në mbrëmje, Presidenti Bush iu drejtua vendit:’’’ “Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. I kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Ne nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata.”’’
Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.