Videot e turpit në Egjipt - Shikoni si i ndërhyhet gazetarit në emision (VIDEO)

cca5d1ba88457230f1bbca2aa3f40980
Video: Media e turpit – Një publicisti të njohur [Kurmout] i ndërhyhet në transmetimin e drejtpërdrejtë dhe urdhërohet ta lërë në mes fjalën, për shkak se ai po bisedonte për vrasjen e gazetarit të gazetës El Ehram, nga prita që i bëri atij ushtria, pasi ky i fundit e kishte kritikuar rënd rolin dhe ecejakun aktual të ushtrisë egjiptiane... 
Videoja i përket njërit prej kanaleve egjiptiane të krishtera klienteliste të puçistëve, të poseduar nga një kapitalist i njohur anti-islamik dhe anti-revolucionar në Egjipt. 
Drejtuesi i emisionit gjatë bisedës së tij thotë: 
“ِAta që janë në pikat e kontrollit... Shpresoj shumë që ushtria mos ta përsërisë këtë gabim që bëri me profesorin, kolegun tonë që ndërroi jetë, gazetarin Temir AbduRauf... Dëshiroj, dëshiroj, që ne të bëjmë kujdes... e detyrueshme... epo mirë pse s’më the kështu... se qenka e detyrueshme [të mos futem në këtë subjekt]... në rregull efendi... një shkëputje e shkurtër dhe kthehemi për...“.