Shkaku se “Ditën e Bajramit” dëshiron ta kalojë me nënën e tij, pop stari turk, Tarkan, ka refuzuar oferta që kapin shumën e 1 milionë dollarëve për të marr pjesë në një kompleks luksoz hotelier në Antalia dhe në Azerbajxhan, respektivisht në ditën e parë dhe të dytë të kësaj feste të madhe për besimtarët myslimanë, njofton Almakos.
Derisa këngëtarë të tjerë me muaj të tërë ndërmjetësojnë përmes menaxherëve të tyre që të këndojnë në hotele prestigjioze që sjellin fitime të majme për këtë festë, Tarkani ka qenë kategorik në vendimin e tij. Pavarësisht se shuma e parave që do të fitonte në rast se do ta pranonte ofertën arrin shifrën e 1 milionë eurove, ai ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, raportojnë mediat turke. Festën e Bajramit dua ta kalojë me nënën time dhe as që vjen në shprehje cilado ofertë, citohet të ketë thënë Tarkan
Social Plugin