"Ta vrasësh një Enver Malok, Xhemajl Mustafë, dhe Samajl Hajdaraj ... e ke vrarë Kosovën"

Ish anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, vlerëson se,bashkësia ndërkombëtare në kohën e pasluftës kishte mjaft rezerva sa iu përket komandantëve të UÇK-së.
"Bllaca u dënua pak sepse edhe si person është i lig, tani kinse del si mbrojtës i LDK-së, është dashur që më herët të dal si mbrojtës e jo pas 11 viteve, por familja, fëmijët e Bllacës janë dëmtuar shumë keq me demonizime të ndryshme, ata nuk kanë faj. Shumë veta të tjerë duket se po i shpëtojnë procesit Bllaca 4, i shumë paralajmëruar, nëpërmjet Ligjit për amnistinë", theksoi ai
"Bllaca 4 nuk ekziston njëherë për njëherë. Për dështim të EULEX-it dhe Bllacës, them unë, ne populli jonë dështuam të gjithë së bashku, jo për këtë proces, por për padrejtësira tjera, por sot e asaj dite kanë mbetur në errësirë sepse ta vrasësh një Enver Malok, Xhemajl Mustafë, dhe Samajl Hajdaraj ... e ke vrarë Kosovën. Amnistia ka qenë thikë në shpinën e popullit tonë ku po lirohen sidomos financat e krimit të organizuar asnjë vrasje nuk është bërë pa para", shtonë Miftari në një intervistë të dhënë pë "Bota sot".