
Ndonëse përpiqemi që të bisedojmë qetësisht me 21-vjeçaren sjellja e saj ndaj nesh është tepër agresive, duke thënë që nuk dëshiron të flasi. Ajo ulërinte me të madhe duke treguar që mediet dhe policia ka gabuar në dhënien e versionit rreth asaj se çfarë ndodhi dhe për arsyet e kësaj tragjedie. Ndërsa e afërmja e saj, e cila qëndronte në dhomë duke u kujdesur për të plagosurën thotë se ato që çfarë janë thënë për këtë histori nuk janë të vërteta. Sipas saj, plagosja dhe vetëvrasja nuk është për motive xhelozie, duke bërë kështu përgënjeshtrim të lajmit.
Kurse familjarët e studentes kanë dëshmuar se nuk kanë ditur asgjë për lidhjen e vajzës më tetovarin. Ata gjithashtu shprehen se nuk janë në dijeni as të ndonjë fejese të saj. Për faktin që 21-vjeçarja ka punuar si kameriere në Maqedoni ata kanë thënë se as këtë fakt nuk e dinë. Ndërsa autori i ngjarjes i cili qëlloi të renë, dhe më pas vrau veten, Agim Emini, është marrë në morgun e Tiranës nga familjarët e tij, për tu nisur drejt Maqedonisë.
Komshiu i 52-vjeçarit nga Tetova tregon se Emini ka qenë i divorcuar dhe nuk ka pasur fëmijë. Sipas tij 52-vjeçari ka dashur që të martohet me 21-vjeçaren. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se pista e hetimit vazhdon që të mbetet ajo e xhelozisë.
Thuhet se 21-vjeçarja, prej disa kohësh ka punuar si kameriere në Maqedoni. Po sipas grupi hetimor, dyshohet se 52-vjeçari e ka pritur vajzën për ditë me radhë në hotel dhe ajo nuk i ka shkuar, duke kërkuar që lidhja e tyre të përfundonte. Edhe në dhomën e hotelit ajo ka kërkuar që marrëdhënia e tyre të përfundojë, por 52-vjeçari nuk e ka pranuar ndarjen.
Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku e konfliktit mes çiftit, që përfundoi i në përdorimin e armës, ku tetovari ka qëlluar të dashurën e tij, dhe më pas veten me plumb në gojë. 21-vjeçarja akoma nuk është marrë në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së saj të rëndë.
Social Plugin