Skandali i Dafina Zeqirit (VIDEO)

Dafina Zeqiri është krejt ndryshe në biseda private nga ato publike.
Ajo nuk kursen edhe fjalët fyese ndaj kolegeve të saj me të cilat ka bashkëpunuar dhe realizuar spote muzikore.
Kështu, në një bisedë private, e cila është bërë publike nga Besfort Hasanaj, Dafina Zeqiri rrëfehet për raportet e saj me këngëtarët e estradës, përkatësisht me Tunën.
"Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë mut për mu", ka thënë Daffy për Altuna Sejdiun.
“Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo shumë është një femër dyfytyrëshe”, ka thënë Dafina për Tunën,transmeton Express.
Tutje në këtë incizim thotë se ajo ka vuajtur shumë gjatë incizimit të këngës me Tunën dhe se ka hequr të zitë e ullirit nga ajo, përderisa ka thënë se me të vetmin njeri që flet shlirë për të është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj.
Dafina, që pa modesti në këto biseda e quan vetën të “famshme” thotë se ajo nuk jep më intervista për gazeta pa i jep para, edhe pse ishin këto gazeta dhe media që i jepen famë Dafinës që në fillim të karrierës së saj.
“Tash nëpër gazeta nuk dal sepse ju thashë po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime është në faqe të parë”.
Dafina mandej ajo tregon se si Blero dhe Teuta Krasniqi i kanë shitur fotot një reviste për ballinën e saj dhe se asaj i ka treguar një shoqe gazetare që revista ka jep para për to.
Ajo e ka përmendur edhe rastin kur kishte marrë 1000 euro për të kënduar në një finale basketbolli, pasi që kishte kënduar tri këngë aty.
Dafina ka kritikuar edhe Videofestin muzikorë ku ka thënë se çmimet aty merren me të njofshëm.
“PSh unë me pas ditë kurrë nuk isha kthye prej Amerikës me pas ditë që nuk me japin pare ose najsend, pra nuk me kanë jep. Pra, nuk kam fitu asgjë, i kam hup dy tre koncerte, kam humb pare, kam bo udhëtim dhe kam humbur gjithë ato gjëra dhe në fund nuk kam fituar asgjë”.
Ajo ka kritikuar edhe televizionin Koha Vision ku ka thënë se është ftuar për të kënduar “live” në këtë televizion me orkestër dhe krejt këtë e ka bërë për shoqëri.
Daffy ka qenë kritike edhe ndaj Zanfina Ismajlit dhe disa këngëtarë të tjerë. “Unë përpara kam fol me krejt dhe tani e kam zgjedhur shoqërinë time sepse përpara unë budalla folsha me krejt”.
Këngëtarja ka folur edhe për këngëtarë të tjerë të estradës dhe gazetarë. Për ta parë videon klikoni KETU.