Faton Bislimi, është një nga shqiptarët e pakët që kanë bërë studime në Universitetin më prestigjioz në botë në Universiteti Harvard. Në Harvard ku ka bërë ai studimet e magjistraturës në lëmin e Zhvillimit Ekonomik Ndërkombëtar dhe Administrimit Publik, ka qene edhe arene e ballafaqimit të tije me Jeremiqin dhe Tadiqin dy figurat kyçe, te shtetit dhe diplomacisë serbe.
Faton Bislimi, është paksa modest deri sa tregon përplasjen e tij me dy figurat e shtetit serb, njëri nga të cilit Vuk Jeremiqi, në të njëjtën kohë ishte student i të njëjtit program në Harvard.
Në Shtator të vitit 2005, në një ligjëratë të organizuar nga Shkolla Postdiplomatike e Qeverisjes John F. Kennedy të Harvardit. Presidenti serb Boris Tadiq, po mbante një fjalim ku ai po fliste për problemet që shqiptarët e Kosovës kinse po i shkaktojnë jo vetëm Serbisë por krejt rajonit..!! Tadiq, nuk e kishte idenë se ne mesin e studentëve është dhe një shqiptar nga Kosova, i cili natyrisht se po ndjehej i prekur në setër kombëtare për fjalët që po dëgjonte.
“Unë isha tejet i prekur, ngrita dorën për pyetje, i përmenda të gjitha krimet qe une vlerësoja gjenocidiale që kishte bërë Serbia në Kosovë, duke përfshire edhe mijëra të pa gjetur që dyshohen të jenë ende në Serbi”, tregon Bislimi.
“Zoti president ju që pretendoni të jenë lider i prosperuar, a e keni guximin për të kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë ? Përgjigja e tij ishte “No comment”, thotë Bislimi. Ai tregon se kjo përgjigje e bëri që studentet e Harvardit në audiencë të fillojnë të fishkëllejnë dhe të gjuajnë me letra në drejtim të Presidenti Tadiq, duke bërë që dhe të mbyllet ligjërata para kohe.
Bislimi tregon, se kjo ngjarje dramatike bëri të marrë përkrahjen e kolegëve student dhe profesor dhe për qudine e tij në librin e gjeneratës të Harvardit është shkruar dhe piketuar pikërishte kjo ngjarje, ku shkruan “ Faton Bislimi, remembered for grilling the Serbian President “, që do të thotë se Faton Bilsimi mbahet mend në gjeneratë për grilimin ( përzhitjen) e Presidentit Serb.
Dhe deri sa Bislimi na tregon librin e gjeneratës, ku përmendet se kjo ngjarje e debatit me Presidentin Boris Tadiq. Universiteti Harvard në fund të vitit shkollor i ndan edhe mirënjohja ku me krenari Drejtoresha e Programit Carol Finey, i ka përkushtuar mirënjohjen Faton Bislimi, ku ai vlerësohet “Si studenti i gjeneratës me potenciale për tu bërë lider”.
Por puna e zellshme dhe e përkushtuar e studentit të dhjetësheve të Faton Bislimit në Harvard, ka pasur edhe të tjera ballafaqime dhe përplasje mes dy studentëve nga Ballkani. Faton Bislimi dhe Vuk Jeremiq, gjatë studimeve në programin e njëjtë Harvard, shpesh herë janë sfiduar në debate të ndryshme me sfond Kosovën dhe Ballkanin ku historia e shkollës mban mend si debate te fituara nga Kosovari që po bënte shkollën më prestigjioze në botë.
Po shfrytëzojmë në këtë shkrim këtu një citat nga Andre Stein ku ai duke përcjellë nga afër punën e studimeve të Fatonit, nw artikullin me titull “Harvard Grad is Running to Become Kosovo’s First Ambassador to the US” botuar në Korrik 2009 në Harvard Gazette shkruante.
“Kolegët e mbajnë mend Fatonin si njeriun që ka sfiduar fuqishëm dhe ka fituar cdo debat me Vuk Jeremiqin. Ai kishte edukuar jo vetëm kolegët, por edhe professorët për cështjen e Kosovës. Fatoni ishte një avokues i jashtëzakonshëm i legjitimitetit të kërkesës së kosovarëve për pavarësi dhe shtetësi për Kosovën”, shkruan nw mes tw tjerash Andrea Stein.
“Kolegët e mbajnë mend Fatonin si njeriun që ka sfiduar fuqishëm dhe ka fituar cdo debat me Vuk Jeremiqin. Ai kishte edukuar jo vetëm kolegët, por edhe professorët për cështjen e Kosovës. Fatoni ishte një avokues i jashtëzakonshëm i legjitimitetit të kërkesës së kosovarëve për pavarësi dhe shtetësi për Kosovën”, shkruan nw mes tw tjerash Andrea Stein.
Por ironia ballkanase natyrisht se do ta kthjesë shpindën avancimit të Faton Bislimit karshi kolegut të tij Vuk Jeremiq. Vuk Jeremiq, fill pas përfundimi të studimeve do të emërohet Minister i Jashtëm në Qeverinë e Serbisë dhe më pas Kryetar i Asamblesë së OKB-së, për sa kohë që Bislimi përkundër gatishmërisë së tij për tu kthyer në Kosovë, nuk gjeti përkrahjen e institucioneve të vendit për ta angazhuar si Ambasador në SHBA, apo ndonjë nga pozitat me relevacnë të shkollimit komfrom vlersimeve në Harvard.
Thënë ndryshe atë që nuk e bënë shqiptarët e bënë serbet. Serbia futi në diplomaci Vuk Jeremiqin e shkolluar nw Harvard, ndërkohë që Bislimi do të ja mësyjë shkollimit të mëtutjeshëm të tij nw Kanada, ku ai do bëjë punën e profesorit dhe të studimeve të doktoratës.
Biografia:
Edhe pse ne moshë të re, Faton Bislimi, gjithëherë ka vlerësuar lartë arsimimin cilësor dhe përkrahjen ndaj të rinjëve. Kështu, ai organizoi dhe kryesoi delegacionin e pare të të rinjëve kosovarë për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për të Rinj në Williamsburg, Virginia, në Nëntor 2000. Angazhimin e tij e vazhdoi si përfaqësues nga
Kosova në Samitin Botëror të Rinisë në Bruksel më 2003 e Pragë 2004. Bislimit i është ndarë edhe një cmim special nga Universiteti i Freibergut në Gjermani në vitin 2000 pasi që në vjeshtën e vitit 1999 atij i ishte botuar një punim akademik inovativ nga lënda e matematikës në revisten shkencore gjermane Die Wurzel.
Kosova në Samitin Botëror të Rinisë në Bruksel më 2003 e Pragë 2004. Bislimit i është ndarë edhe një cmim special nga Universiteti i Freibergut në Gjermani në vitin 2000 pasi që në vjeshtën e vitit 1999 atij i ishte botuar një punim akademik inovativ nga lënda e matematikës në revisten shkencore gjermane Die Wurzel.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Bislimi u bë një nga lobistët më aktiv të rinj. Ai bashkëpunoi ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe një sër personalitetesh të shquara të ceshtjes shqiptare në SHBA, si kongresistin Joseph DioGuardi, kongresistin Tom Lantos, kongresistin Ben Gilman, senatorin John McCain, senatorin Bob Dole, kongresistin Dana Rohrabacher, etj. Ai punoi edhe si Asistent për Ballkanin në Komitetin për Marrëdhënie me Jashte të Kongresit të SHBA-ve.
Në Kosovë, Bislimi njihet edhe si një filantropist i suksesshëm. Përmes fondacionit të tij jofitimprurës arsimor, Bislimi Grup, ai ka ndihmuar disa dhjetra studentë kosovarë për të studijuar në SHBA e Kanada me bursa.
Fatoni është i lindur me 12 Shkurt 1983 në Gjilan. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnore Dauti Bislimi, janë prindër të Fionës pesëvjecare.
Social Plugin