Shkrumb e gjak në rrugët e Kajros, mbi 2200 të vrarë 10 mijë të plagosur (+18 FOTO-VIDEO)

3798945c455ea21973078a1c6de7b8dd
Dita e sotme për Egjiptin është si dita e Shën Bartolomeut për Evropën që kishte ndodhur para disa shekujve. Sot rrugët e Kajros dhe qyteteve tjera të Egjiptit janë shtruar me gjak të protestuesve që po kërkojnë kthimin e legjitimitetit në vend. Forcat e mëdha ushtarako-policore nuk kanë zgjedhur caqe për të goditur dhe sulmuar. Pamjet në vijim tregojnë për dhunën dhe çnjerëzinë e treguar të forcat egjiptase ndaj protestuesve paqësorë që më se një muaj kanë protestuar në rrugët e Kajros për lirimin e presidentit të rrëzuar me grusht shteti. 
Gjatë djegies së disa kampeve të protestuesve në Kajro janë djegur disa pjesëtarë të Vëllazërisë Muslimane.
  
 Pamje këto që po tmerrojnë botën. Veç kësaj nuk po kursehen as edhe gazetarët dhe njerëzit e shtypit. Një fotoreporter i Al Xhezirës është vrarë në Sheshin Nahda të Kajros, kurse deri më tani siç njoftojnë burimet spitalore të Egjiptit janë vrarë mbi 2200 persona kurse numri i të lënduarve është mbi 10000. Në një video tjetër shihen se si forcat policoro ushtarake kanë djegur tendat në sheshin Rabijetu Adevije. Pamje të sheshit Rabijetul Adevije pas intervenimit të ushtrisë dhe policisë: