Shikoni se si humben 10 kilogramë për vetëm një orë!

Luftëtari i "Ultimate" Jim Miller me anë të një videoje ka zbuluar se si me anë të një tretmani "radikal" mund të humbësh afër 10 kilogram për një kohë shumë të shkurtë. Jim me këtë teknikë ka arritur që të "heqë" 10 kilogramë për vetëm një orë!
Ai ka zbuluar se si garuesit e "Ultimate" para dueleve humbin kilogramë duke përdorur këtë teknikë, e cila assesi nuk është e shëndetshme për trupin., transmeton Albtime.
Miller mbushi vaskën me ujë të nxehtë dhe në të vuri edhe katër kilogramë krip dhe pastaj hyri në ujin e nxehtë dhe ndeu për pesë minuta. "Mos e provoni këtë metodë në shtëpi, unë jam profesionist", tha 29-vjeçari, i cili hy në ujin e nxehtë.
Me këtë mënyre, kripa e nxjerr ujin nga trupi, dhe kështu garuesit arrijnë të dobësohen për afro 10 kilogramë. Normalisht këto kilogramë humbin vetëm para garës, ndërsa ditën tjetër pesha e mëparshme rikthehet përsëri.
Videon mund ta shihni duke klikuar KETU.