Rita Ora thotë se nuk e ka problem të këndojë në Beograd, pavarësisht se ajo ende i kujton vuajtjet e luftës që Kosova ka zhvilluar ndaj Serbisë.
“Me qejf do të vija në Serbi dhe do të këndoja në kryeqytetin serb edhe pse plotësisht jam e vetëdijshme që ky gjest mund të kuptohej gabimisht në publik”.
“Atë që dëshiroj ta them mund të marrë konotacion politik dhe do të mund të bëhej një çështje e madhe por kur je prej Kosovës, e di që ishim të uritur dhe të dëshpëruar vetëm që të arrinim pavarësinë dhe qëndronim në këmbët tona”.
“Për këtë kemi luftuar. Unë mendoj se njerëzit në Serbi e dinë se çfarë ndjenje është kur lufton për diçka”, citohet të ketë thënë Rita për magazinën britanike “GQ”, sipas mediave serbe.
Kliko me posht per ta pare videon...
Social Plugin