Agjencia e lajmeve Al Jazeera kanë publikuar një video ku shihen imazhe shokuese nga përdorimi i armëve kimike në Siri. Në video shihen trupa të pajetë të fëmijëve, grave dhe civilëve të shumtë, si dhe shihen edhe dëmet materiale të shkaktuara nga përdorimi i këtyre armëve.
Kujdes! Pamjet përmbajnë material shokues dhe nuk preferohet të shikohen nga persona me probleme shëndetësore dhe nga persona nën moshën 16 vjeçare
Mjekët pa kufi në një raport të publikuar së fundmi shprehen se në spitalet e Sirisë kanë trajtuar plot 3600 pacientë me simptoma neurotoksike, prej të cilëve 355 kanë vdekur.
Sipas tyre, pacientët kishin mbërritur në tre spitalet e Damaskut më 21 gusht, kur aktivistët e opozitës lajmëruan për sulmet kimike kundër rebelëve.
Sic shkruan BBC, deklarata e tyre ofron një dëshmi më shumë për përdorimin e armëve kimike.
Stafi i mjekëve pa kufi shprehet se pacientët në fjalë shfaqnin simptoma të tilla si përfshirë konvulsione, jargëzim, kontraksione, vështirësi në të shikuar dhe probleme me frymëmarrjen. Sipas tyre edhe pse shkencërisht nuk mund të konfirmohet shkaku i këtyre simptomave, ata mbeten të mendimit se shkak për to mund të jetë bërë përdorimi i agjentëve kimikë.

Social Plugin