Piratët të cilët ndryshuan Internetin

Robin Hoodët modern, piratët e Internetit për shkak të së cilëve sot i përdorim shkurtesat si SOPA, PIPA dhe ACTA. Që prej Napster e deri te The Pirate Bay, ekipet që na kanë mundësuar me njohjen e muzikës, filmave dhe serialet të cilat mund të mos i kishim shikuar kurrë, kurse industrinë kokëfortë muzikore përpiqet që ta detyroj të ndryshoj mënyrën e punës.

Bram Cohen (BitTorrent)

Nëse fillojmë kronologjikisht, i pari në listë është Bram Cohen, i cili është i njohur si krijuesi i BitTorrent.

Bën pjesë në ata stereotipet e gjenive informatik të cilët kanë qenë shumë më përpara se gjenerata e tij, por që hoqi dorë nga fakulteti në mënyrë që t’i përkushtohej gjërave më praktike. Teknikisht, në të vërtetë nuk është një pirat i madh, por duke i’u falenderuar atij sot në mëngjes mund të keni në diskun tuaj serialet më të reja të shkarkuara nga faqja juaj e preferuar për torrent. Në BitTorrent filloi të punonte në vitin 2001, kurse protokoli u popullarizua pas testeve të para të cilat i joshi me pornografi falas. Për një kohë të shkurtër punoi në Valve (kompani për zhvillim e lojërave), kurse në vitin 2004 themeloi kompaninë e tij Bittorrent, Inc, e cila sot zhvillon µTorrent.

Shawn Fanning (Napster)


Fanning ishte një ndër të parët dhe më të mëdhenjtë e yjeve të rokut për shpërndarje të skedarëve peer-to-peer. Edhe ky braktisi fakultetin për t’u marrë me hobin e tij – Napster, që atëherë ishte mega popullarizues, kurse tash vetëm shërbim legjendar për shpërndarjen e muzikës. Versionin beta e filloi në vitin 1999, një vit më vonë u gjend në faqen e parë të revistës Time dhe menjëherë pas vitit tjetër përmes një procesi gjyqësor ky shërbim u ndalua.

E mbajmë mend me fërkimin që kishte me grupin muzikor Metallica, e cila ngriti akuzë kundër Napster-it, kur gjatë ndarjeve të çmimeve në MTV u paraqit me bluzë me mbishkrimin Metallica. Kamerat shpejt u fokusuan te bateristi i Metallica-së, i cili shtirej sikur po flinte në publik. Fanning më pas Napster-in e shëndrooi në shërbim muzikor legal, i cili edhe më tutje vazhdon të jetë i tillë.

Niklas Zennstrom dhe Janus Friis (KaZaA)

Skandinavët që krijaun KaZaA, të cilin e kemi përdorur shumë në gjysmën e parë të dekadës së fundit. KaZaA të cilën e kemi njohur është shuar në vitin 2006, kur pronari i atëhershëm dhe i tanishëm, Shareman Networks, i pagoi 100 milionë dollarë industrisë muzikore. Sikurse edhe Napster, KaZaA me gjysmë suksesi hyri në ujërat legale.

Zennstrom dhe Friis bashkë janë të njohur si autorët e Skype, të cilin në vitin 2005, e shitën në eBay për 2.6 miliardë dollarë.

Mark Howard Gorton (LimeWire)


Mark Howard Gorton ( i lindur me 7 Nëntor 1966) ishte krijuesi i LimeWire, një shërbim për shpërndarje të skedarëve peer-to-peer. LimeWire, asokohe krenohej me titullin e veglës më të popullarizuar P2P, kurse në maje të popullaritetit ishte diku paralelisht me KaZaa. LimeWire, ishte poashtu i stërmbushur me virus malinj kurse “pro” versionin e ofronte për 35 dollarë në vit. Në tetor të vitit 2010 gjyqi vendosi ta fikë LimWire-in.

The Pirate Bay


Gottfrid Svartholm Warg, Fredrik Neij dhe Peter Sunde janë bashkëthemeluesit e The Pirate Bay, momentalisht faqes më të popullarizuar për torrent. Kjo treshe ishte dënuar në vitin 2009 me një muaj burgim dhe një dënim prej më pak se një million dollarë secili. Edhe pse kjo ndodhi para më shumë se dy viteve, këta tre ende nuk e kanë vuajtur dënimin me burg, vendim ky i cili u miratua në shkurt të këtij viti. Sunde, ish zëdhënës i The Pirate Bay, asokohe deklaroi “Edhe po të kisha para, më parë do t’i hudhja në flakë, sesa t’ua jipja atyre. ”Përkundër gjykimit të këtyre themeluesve, The Pirate Bay edhe më tutje funksionon, megjithëse me një rregullim gradual si fikja e gjurmuesit dhe kalimi nga datotekat e torrentëve në linqe magnetike.

Kim Dotcom (Megaupload)


Shënjestra aktuale e lobit të antipiratëve dhe federalëve amerikan është gjermani 38 vjeçar me vendqëndrim në Hong Kong dhe Zelandë të re. Përkatësisht, ai ishte në shënjestër deri me 20 janar të këtij viti kur u arrestua, kurse shërbimi i tij për shpërndarje të skedarëve Megaupload u fik. Një djalosh me të vërtetë i veçantë, ishte i akuzuar edhe më parë për krime kompjuterike, përvetësim dhe shumë gjëra tjera, kurse arrestimi i sivjetëm nuk është vizita e parë e tij në qelinë e burgut. Në mesin e pasurisë që policia i’a konfiskoi kishte edhe armatim të ndryshëm dhe automjete të shtrenjta. Dotcom, përkatësisht Kim Shmitz jo moti u lirua me kusht dhe ndalim qasjes në Internet, që për Dotcom-in, është e njëjtë me burgun.