Kush janë hakerët më të njohur në vitet e fundit

Në botën e zerove dhe njëshave, bitëve dhe bajtëve, softuerit dhe harduerit ata janë yje filmi. Veprat e tyre kanë inspiruar disa, e të tjerë kanë qarë duke thyer tastierat.  Renditja e tyre është kështu siç do e shikoni më poshtë, pa u munduar ti klasifikojmë ata në pozita. Shpresojmë që asnjëri të mos ofendohet...

Onel de Guzman
I pari në listë është hakeri nga Filipinet, Onel de Guzman. Duke tentuar që të shpërndajë dashuri mes njerëzve në vitin 2000 ai shkroi e-mailin të quajtur "I LOVE YOU" duke shtuar edhe një letër dashurie. Me hapjen e kësaj letre hapej skripti që regjistronte imazhet në kompjuterin e infektuar, e pastaj dërgohej në adresa të 50 kontakteve të parë në Outlook, ku bënte të njëjtën punë. Duke infektuar më shumë se 50 milion kompjuterë me një dëm prej rreth 5,5 miliardë dollarë e meritoi titullin e krijuesit të letrës zinxhirë në histori, por edhe theu zemrat dhe kompjuterët e miliona përdoruesve të cilët shpresonin se arriti dita e tyre me fat.


Hector Xavier Monsegur
I njohur me pseudonimin Sabu, Hector Xavier Monsegur është një ndër krijuesit dhe lideri i grupit LulzSec motivet e të cilit nuk ishin përfitimi i parave, por argëtimi dhe krijimi i kaosit. Kështu ata rrëzuan serverët e lojës Heroes of Newerth vetëm për të treguar se loja DotA ishte më e mirë. Më vonë Sabu u bë një ndër individët më të shquar brenda grupit Anonymous, kurse fama, respekti dhe seksi virtual brenda dhomave të chat-it në mbarë botën u bënë diçka e përditshme për të. E gjitha kjo u zhduk kur ai u arrestua në vitin 2011, ku pastaj filloi të punonte me FBI-në duke zbuluar bashkëpunëtorët e tij të mëparshëm.
Albert Gonzalez
Albert Gonzalez është hakeri i cili gjatë viteve 2005 dhe 2007 nën emrin Soupnazi udhëhoqi vjedhjen më të madhe në histori të numrave të kartave të kredit duke i shitur ato madje me vlerën prej 170 milion dollarëve. Këtë operacion ai e quajti Operation Get Rich or Die Trying, kurse paranë e fituar me "djersë" e harxhoi në stilin e Charlie Sheen, duke bërë party për ditëlindjen e tij në vlerë prej 75.000 dollarëve dhe jetonte në hotele të shtrenjta. Kur më në fund, në vitin 2008 u arrestua, policia te ai gjeti 1,6 milion dollarë para të gatshme dhe 1,1 milion dollarë në qese plastike të groposura në një enë në oborrin e prindërve të tij. Këto para të kursyera ishin dedikuar për pensionin e tyre. Ai kishte harruar t’iu tregonte prindërve të tij për këtë.

Max Butler

Max Butler apo ndryshe i quajtur Iceman në vitin 2006 udhëhoqi faqen më të madhe të internetit për rishitjen e numrave të kartave të kredit të vjedhura. Ai nuk kishte ardhur në krye të kësaj faqeje me ndonjë votim demokratik apo me 'like' në profilin e tij në Facebook, por në një rast me një fushate dyditore hyri në llogaritë e 6.000 hakerëve me përvojë në tregun e zi online dhe i detyroi ata të punojnë për të. Ta parafrazojmë kështu: One hacker to rule them all. Të gjithë këtë punë ai e kreu nga banesa e tij në të cilën pajisjet kompjuterike aq shumë nxehnin dhe harxhonin rrymë saqë qiradhënësi i tij mendoi që ai po udhëhiqte ndonjë fermë të marihuanës. U arrestua në vitin 2007 dhe momentalisht po shlyen dënimin me burg prej 13 vitesh.

George Hotz
George Hotz apo Geohot duhet të jetë i njohur për të gjithë pronarët e iPhone-ve duke pasur parasysh që ai është personi i parë i cili me sukses hapi (zhbllokoi) iPhone-in dhe atëherë ai ende nuk i kishte mbushur 18 vjeç. Kjo gjë u tregua si lëvizje shumë e mirë e biznesit sepse më vonë për atë pajisje mori një auto të ri sport dhe tre iPhone të ri. Siç ka thënë për vete se hakon sepse është i mërzitur dhe nuk pushon shumë. Në vitin 2010 ishte i pari që hakoi PlayStation 3 dhe mezi i shpëtoi gjykimit duke i premtuar kompanisë Sony që kurrë më nuk do ti hakonte. Më pas ai punoi për Facebook-un, por shpejt dha dorëheqje. Shpresojmë ta ketë bërë këtë për shkak se është i mërzitur!

Gary McKinnon
Skocezi Gary McKinnon, në vitin 2002, me diagnozë të një forme të butë të autizmit, hyri në rrjetet e ushtrisë amerikane ajrore, marinës dhe NASA-s duke shkaktuar hakimin më të madh ndonjëherë të rrjetit ushtarak. Ai këtë e bëri duke kërkuar vërtetim të dyshimeve të tij se SHBA-të po fshihnin dëshmi të egzistencës së UFO-ve dhe energjisë së lirë. Ai la një porosi:” Sistemi i juaj i sigurisë është pleh. Unë jam Solo,” e cila aq shumë i hidhëroi amerikanët saqë edhe sot e kësaj dite po kërkojnë ekstradimin e tij për vuajtjen e dënimit prej madje 70 vitesh me burg. Apo ndoshta nuk ishte vetëm për porosinë që ai e shkroi?
Michael Calce
Në shkurt të vitit 2000 nën pseudonimin MafiaBoy, atëkohë 15 vjeçar nga Kanada, Michael Calce në një seri të sulmeve hakimi arriti të rrëzonte faqet e Fifa, Amazon, Dell, Inc.-a, E*TRADE, eBay, CNN dhe Yahoo e cila në atë periudhë ishte makina më e madhe e kërkimit duke shkaktuar dëm prej 7,5 milion dollarë. Ai shpjegoi se vetëm dëshironte që të vendoste dominimin në botën kibernetike për vete dhe grupin e tij TNT. Michael Calce (MafiaBoy) u arrestua sepse me suksesin e tij filloi të lavdërohej në dhoma chat-i dhe në klasë të tij, sigurisht për të lënë përshtypje tek shoqëria e tij.