Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova, së shpejti do të gjendet në Prishtinë.
Hoti ka theksuar se artistë të mëdhenj po punojnë në finalizimin e saj.
“Përmasat dhe realizimi i shtatores janë impresionuese. Jam i sigurt se të gjithë, në veçanti ata që e kanë njohur nga afër Presidentin Rugova, do të mahniten me madhështinë e kësaj shtatoreje”, ka shkruar Hoti, duke shtuar: “Me kalimin e kohës, përmasat e personalitetit të Presidentit Rugova vijnë duke u rritur”.
Ndryshe, punimet e shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, janë duke u kryer nga një skulptor nga Shqipëria.
Social Plugin