Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

I ofrojnë 1 milionë dollarë të heqë mjekrën, refuzon

Njëri ndër lojtarët më të njohur të lojës së bejsbollit në SHBA, Brian Wilson i ekipit LA Dodgers, është i njohur edhe për imazhin e tij me mjekër të gjatë, të cilën për vite të tëra nuk është duke e hequr. 

Madje, ai ka refuzuar edhe ofertën e kompanisë së brisqeve të rrojës “800Razors”, në shumë prej 1 milion dollarësh, për të rruar mjekrën me produktet e tyre, duke u shndërruar edhe në fytyrën promovuese të kompanisë.

 “Mjekra e tij është legjendare, ndërsa ne duam të tregojmë kualitetin e produkteve tona. Nëse ato rruajnë këtë mjekër, atëherë mjekrat e njerëzve të tjerë nuk i kanë problem”,  tha njëri ndër themeluesit e kompanisë “800Razors”, transmeton BW. 

Tifozët e këtij lojtari të bejsbollit e kanë përkrahur idhullin e tyre, ndërsa menaxheri i tij tha se mjekra shkon me të edhe në varr, duke refuzuar kështu ofertën prej 1 milion dollarësh.