Gjatë ndeshjes Champions League të mërkurën në Gjermani, ndërmjet klubit gjerman Schalke dhe PAOK-ut të Greqisë, disa tifozë gjerman shpalosën flamurin e Maqedonisë, në përpjekje për të provokuar tifozët kundërshtarë.
Por policia gjermane ishte e shpejtë në reagim, duke ndërmarrë masa të ashpra. Ata përdorën edhe sprej dhe shufra ndaj tifozëve vendas.
Pas flamuri u pa në tribuna, qindra policë u grumbulluan në seksionin e Schalkes për të hequr objektin ofendues. Policia ka qenë e ashpër në përgjigjen e tyre.
Grekët konsiderojnë se klubi i futbollit PAOK është me origjinë nga Maqedonia, dhe sipas tyre largimi nga ky territor ndodhi, pas shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 1923. Tifozët e PAOK janë të njohur për urrejtjen e madhe që kanë ndaj Maqedonisë aktuale.
Videon mund ta shihni KETU.
Social Plugin