Një tatuazh në formë kryqi i gdhendur në krahun e majtë të 37-vjeçarit Elidon Lafetaj, i ekzekutuar një javë më parë në kryeqytet, ka vënë në lëvizje gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.
Kjo, për faktin se një tatuazh i tillë është parë edhe dy vjet më pare, në dorën e personit që dyshohet se ka ekzekutuar avokatin Sokol Doçi.
Të jetë rastësi apo ka diçka më shumë në këtë histori? Ky është dyshimi që është ngritur së fundmi edhe në radhët e strukturave të policisë, të cilët janë duke hetuar ngjarjen.
Burime nga policia, por edhe nga mjekësia ligjore, thonë se viktima e javës së kaluar, Elidon Lafetaj (Elio Bendo) ka pasur në parakrahun e tij një tatuazh të gdhendur në formë kryqi.
Një tatuazh i tillë, është parë edhe dy vite më parë, në krahun e njërit prej personave të dyshuar për ekzekutimin e juristit të përfshirë në një nga bandat kriminale të kryeqytetit, Sokol Doçi.
Ata pak dëshmitarë që janë gjetur në vendin e ngjarjes ditën që u vra Doçi, kanë pohuar se kanë parë në krahun e njërit prej autorëve të ekzekutimit, një tatuazh në formë kryqi, si ai që është parë edhe para një jave nga strukturat e policisë, në krahun e 37-vjeçarit Elidon Lafetaj.
Strukturat e policisë kanë nisur të hetojnë të vërtetën e lidhur me këtë ngjarje, për të kuptuar edhe “rastësinë” e ekzistencës së të njëjtit tatuazh në dy ngjarje të ndryshme, të cilat ende nuk dihet se çfarë i lidh bashkë me njëra-tjetrën.
Ekzekutimi
Sokol Doçi, 33 vjeç, nga Kukësi, djali i një ish-juristi të njohur në kryeqytet, u ekzekutua më 30 korrik të vitit 2011 në rrugën “Ali Demi”, vetëm pak metra larg shtëpisë. Doçi ka qenë duke dalë nga makina e tij në momentin që është qëlluar nga dy persona ende të panjohur, me 2 plumba në kokë dhe 6 plumba në trup, nga një distancë e afërt.
Mendohet se biznesmeni dhe avokati i njohur, Sokol Doçi është ekzekutuar nga dy persona të hipur në motor të madh, prej nga dhe kanë qëlluar në drejtim të objektivit të tyre.
Sipas të dhënave të asaj kohe të forcave blu, vetëm një nga autorët ka qëlluar, ai që ndodhej prapa, ndërsa drejtuesi i mjetit, pas krismave të Tomsonit, ka mundur të manovrojë me mjeshtëri motorin, duke u larguar në rrugët e errëta. Sipas policisë, Doçi ka qenë pjesë e një prej bandave më të rrezikshme në kryeqytet, e cila ka pasur gjithmonë përplasje me bandën e Emiljano Shullazit. Edhe pse kanë kaluar dy vite që nga vrasja e 33-vjeçarit, ende ekzekutimi i tij ka ngelur një çështje e pazbardhur, kjo edhe për shkak të mungesës së provave. Në atë kohë grupi hetimor e pati të vështirë të gjente prova të mjaftueshme për të zbardhur vrasjen, kjo edhe për shkak të profesionalizmit të ekzekutorëve.
Policia në atë periudhë pohoi se e vetmja provë që kishin nga autorët e ngjarjes, ka qenë një tatuazh në formë kryqi në krahun e njërit prej ekzekutorëve.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ngriti disa pista hetimi, por duke i mëshuar asaj të hakmarrjes, për shkak të lidhjeve miqësore që ka pasur Doçi me personazhe të vjetra të botës së krimit në kryeqytet.
Pas vrasjes së Doçit në Tiranë, u ekzekutuan dy persona. Në 26 shtator 2011, u vra Arjan Selimi, një emër i njohur, për shkak të arrestimit në vitin 2004 për trafik ndërkombëtar droge në operacionin “Kompas”. Selimi nuk ka qenë i rreshtuar me dy grupet rivale në Tiranë, por gjatë kohës së burgut ai kishte qenë shok dhome me Shullazin. Në 20 mars 2012, u ekzekutua me 6 plumba pranë shtëpisë së tij Arlind Tufa, i njohur për lidhjet e tij miqësore me Shullazin.
Vrasja e fundit

Mbrëmjen e së premtes së javës së kaluar, në Tiranë u ekzekutua 37-vjeçari Elidon Lafetaj, i njohur si person me precedentë penalë. Ekzekutimi i tij u bë nga persona ende të panjohur, të cilët i kanë zënë pritë të riut poshtë banesës së tij dhe në momentin që ai ka qenë duke zbritur nga makina, personat që e prisnin e kanë qëlluar dhe më pas janë larguar me motor.
Pas ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, burime nga policia bënë me dije se 37-vjeçarit i është parë një tatuazh i gdhendur në formën e një kryqi, figurë e parë edhe më parë.
Duket se kjo është skema ndjek më së shumti në ekzekutimet mafioze në kryeqytet, ku asnjëherë nuk mungojnë tre elementët: motori, ekzekutorët - që më pas zhduken - dhe çështja, që gjithmonë ngelet e pazbardhur.

Social Plugin