Djali i Naim Tërnaves, i gatshëm të vdes për Sirinë (VIDEO)

Haris Tërnava, djali i myftiut të Kosovës Naim Tërnava, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë në Siri për të luftuar.
Ai, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se, çdo ditë e më shumë po i shtohet vullneti për t’iu bashkangjitur bashkatdhetarëve të tij në luftimet e Sirisë.
Ai, po ashtu shkruan se, është i gatshëm që për hir të Allahut edhe të vdes, shkruan Zeri.
“Çdo ditë e më shumë po më shtohet vullneti me shku në Shaaaamm për hir të Allaht. A jeni edhe ju me mu vllazni të vdesim për Allahun”, shkruan Harisi në “Facebook”.
Videon mund ta shihni duke klikuar KETU.