Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme të diplomatit Hamiti nga misioni në Kroaci, dhe kthimin e tij në Prishtinë.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka iniciuar krijimin e një komisioni në kuadër të MPJ-së, i cili do të shqyrtojë në tërësi rastin.
MPJ i ka shprehur keqardhje autoriteteve të Republikës së Kroacisë, pas ankesës për sjelljen jo dinjitoze të diplomatit të saj në kuadër të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.
----------
I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Zagreb ka shkaktuar skandal të paparë në Kroaci, kur i pirë drrasë ka vozitur makinën me targa diplomatike dhe ka goditur disa vetura të parkuara.
Jo zyrtarisht indeksonline mëson se fjala është për Urtak Hamitin, djalin e madh të nënkryetarit të parlamentit të Kosovës, Sabri Hamiti, nga radhët e LDK-së
Televizionet kroate që kanë raportuar për ngjarjen nuk kanë treguar se për kë është fjala, mirëpo Indeksonline mëson nga burimet e veta se fjala është për zëvendës ambasadorin e Kosovës në Zagreb, Urtak Hamiti.
Televizioni kroat, Nova TV, i cili ka pasur edhe pamje filmike nga vendi i ngjarjes ka raportuar se "një diplomat i akredituar në Kroaci ka qenë duke i japur makinës diplomatike nën ndikimin e alkoolit".
"Duke mos qenë në gjendje që të drejtojë si duhet veturen diplomatike, i ka goditur disa makina të parkuara".
Sipas dëshmitarëve që i ka cituar televizioni kroat, Nova TV, diplomati ka qenë aq i pirë sa që kur ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes është rrëzuar pasi nuk ka qenë në gjendje që të rrij në këmbë.
Pronarët e makinave të dëmtuara e kanë mbajtur diplomatin në fjalë derisa ka ardhur policia kroate.
Televizioni kroat ka transmetuar pamje gjatë gjithë kohës me fytyrën e mbuluar të personit në fjalë, mirëpo indeksonline mëson se sot, një ditë pas këtij rasti, në orën 15 ,Ministria e Jashtme kroate e ka informuar MPJ e Kosovës për një siç e kanë quajtur ata, "incident të rëndë" të diplomatit kosovar.
Hamiti, prej kohës kur Valdet Sadiku është emëruar i dërguar i Kosovës në Boegrad është udhëheqës i ambasadës së Kosovës në Kroaci./Indeksoline/
Videon ku policia e prangos zv.ambasadorin mund ta shihni me poshte.
|
Social Plugin