Buzhala e quan liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, të “poshtër” dhe “budallë”

Buzhala në Facebook:
Pse ne duhet te heqim dore prej ketij modeli ekonomik, sipas Albin Kurtit, mjafton te shikohet se si ka bankrotu shteti i Detroitit, apo edhe shteti i grek. Pata mendu qe Kurti eshte vec i poshter, ama ky po get qenka edhe budalle.
Si mundet ndryshe nje njeri normal ta gozhdoj ekonomine e lire te tregut dhe kapitalizmin bazuar ne dy raste ekstreme? A nuk ia vlen me fol ma shume per “shtetin social” dhe “barazine sociale” qe e endrron Kurti dhe ne te njejten kohe ta kemi ne mendje nje kolaps total te kesaj mendesie te inicuar se pari konkretisht nga Lenini me shoke, para pothuajse 100 vjetesh…
E pata degjuar kur isha ne Amerike nje biznismen hungarez qe operonte ne SHBA, tek perqeshte te gjithe ata qe flasin per barazi sociale.
“Kur erdhen komunistet ne Hungari pas luftes se dyte boterore ne thane se tash e tutje te pasurit dhe te varferit duhet te jene te barbarte per nga pasuria. Pra te pasurit duhet te behen me te varfer, kurse te varferit duhet te behen me te pasur. Kurse krejt cka solli komunizmi ne Hungari ishte se te pasurit u ben me te varfer, kurse te varferit edhe me te varfer”, tha ky biznismen.
Se Kosova ka krize ekonomike ketu me se paku ka faj modeli ekonomik. Ketu fajtor jane implementuesit e modelit ekonomik. Nese nje shenjtar gjuan keq me revole, pra e huq shenjestren, nuk duhet kerkuar domosdoshmerisht fajin te revolja. Ndoshta eshte faji te dora.