Jemi mësuar që shikojmë nëpër lajme që kanë të bëjnë mevjedhje të banesave. Por, kësaj rradhe, për vjedhje nuk akuzohet asnjë njeri, por disa babuinë. Një grup babuinësh kanë sulmuar disa shtëpi dhe kanë "plaçkitur" çfarë kanë dashur. Sulmi i tyre ka ndodhur në periferi të Scarborough dhe ka lemerisur banorët e zonës. Ata e filluan aksionin e tyre në një bllok pallatesh, fillimisht duke hipur nëpër çati dhe pastaj nga dritaret janë futur nëpër banesa. Një grua ka bërtitur me të madhe sapo ka parë babuinët mbi çatinë e shtëpisë saj.
"Askush nuk e kupton se çfarë po ndodh këtu", tha ajo, ndërkohë që babiunët ishin duke bërë ‘pazar’ në shtëpinë e saj. Babuinët pasi hynin në shtëpi objektivin e parë kishin frigoriferin dhe fillonin të merrnin ato ushqime që dëshironin, pa i penguar askush.
Por, kishte dhe nga ata që preferuan të vidhnin perdet e shtëpive dhe jo të merrnin pakot e makaronave. Nga sulmi nuk kanë shpëtuar as supermarketet, ku një punonjës tha se sapo hyjnë, ata shkojnë menjëherë në vendin e frutave dhe marrin 1 kilogramë banane.
Banorët të shqetësuar nga këto veprime të babuinëve ndihen të frikësuar dhe shprehen se nuk është e sigurtë që të largohesh nga shtëpia apo të lësh ndonjë derë hapur, përndryshe çdo gjë do të jetë zhdukur.
Kliko me posht per me shume...
Social Plugin