Video nga sulmi i peshkaqenit në Brazil (Pamje te ashpra)

Bruna Gobbi pushuese në një plazh në verilindje të Brazilit pasi u sulmua nga peshkaqeni, me plagë të shumta u dërgua me urgjencë në spitalin e Recife, por nuk mundi të shpëtojë.

Sipas një zyrtari të spitalit 18-vjecarja nuk mundi të mbijetonte pasi peshkaqeni i kishte këputur këmbën dhe për pasojë kishte humbur shumë gjak.
Edhe pse zona paralajmërohej nga tabelat si e rrezikshme nga peshkaqenët, një turiste 18-vjecare nga Sao Paulo nuk i rezistoi dot ujit dhe u fut në det, por fatkeqësisht u sulmua barbarisht nga një peshkaqen duke gjetur vdekjen. Bruna Gobbi pushuese në një plazh në verilindje të Brazilit pasi u sulmua nga peshkaqeni, me plagë të shumta u dërgua me urgjencë në spitalin e Recife, por nuk mundi të shpëtojë.
Sipas një zyrtari të spitalit 18-vjecarja nuk mundi të mbijetonte pasi peshkaqeni i kishte këputur këmbën dhe për pasojë kishte humbur shumë gjak.
Recife është një nga zonat ku sulmet e peshkaqenëve ndaj pushuesve janë të shumta, në 20 vitet e fundit kanë ndodhur 58 sulme, nga të cilat 28 kanë rezultuar fatale për personat e përshirë