Vdekje misterioze e hakerit që duhej të tregonte se si mbytet njeriu nëpërmjet stimuluesit kardiak (peacemaker)

Hakeri i njohur 36 vjeçar, Barbnabi Xhek, ka vdekur në shtëpinë e tij në San Francisko, vetëm disa ditë stimuluesit kardiak (peacemaker) të vendosur te pacienët edhe atë nga një distancë prej vetëm nëntë metrave.
para  se të marrë pjesë në shfaqjen në Las Vegas, ku duhej të mbante një prezantim për vrasjen e njerëzve nëpërmjet
Shumë pak detaje dihen për vdekjen e tij të hershme dhe misterioze. Dihet vetëm se ka vdekur në shtëpinë  e tij këtë të  enjte, transmeton "Reuters".
Bëhet  fjalë për njërin prej hakerëve më të popullarizuar në Las Vegas, i cili kohë më parë kërkonte të gjej defekte në pajisjet mjekësore, në të cilat ekzistojnë kompjuterë të vegjël.
"U intrigova nga fakti se ato pajisje, të cilët janë me rëndësi jetike për jetën, komunikojnë nëpërmjet mënyrës pa tela. Vendosa t'i shqyrtojë stimuluesit kardiakë dhe defibrilatorët dhe të shoh se si komunikojnë dhe a mundet që ndonjë sulmues të menaxhojë me to", ka treguar Barnabi në intervistën e tij të fundit.
I janë dashur gjashtë muaj që të hakoj njërën prej këtyre pajisjeve dhe të dërgojë një elektro shok nga një largësi e madhe.
"Nëse atyre pajisjeve mund t'ju qasemi nëpërmejt rrugës pa tela, atëherë ekziston mundësia e keqëpërdorimit", patë thënë Xhek për "Vice".
Ai në konventën e vitit të kaluar në "Black Hat" demonstroi si mund të "mirren" bankomatët, si mund të hakohen pompat për insulinë dhe si mund t'u jepet urdhër pacientëve të marrin doza vdekjeprurëse.
Është i njohur për faktin se i ka "detyruar "bankomatët" të hedhin para, videon e te cilit mund ta shihni ketu.