Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Si dhe pse ndodhi masakra në plazhin e Vlorës VIDEO

9c9a400d36dfd3d6219a1cacbbec6390
Masakra në plazhin e Vlorës, ku tre presona mbetën të vdekur, ka ndodhur për shkak të një vajze.
Ca fjalë të thëna më shumë të disa djemve në adresë të një 19- vjeçare, kanë rezultuar fatale për Sokol Isufajn, 34 vjeç, Diana Ademin, 53 vjeç dhe Serdi Bajlozin, 17 vjeç, të cilët ishin pushues të rastësishëm.
24 orë pas ngjarjes, Policia e Vlorës ka mundur të zbardhë motivet e masakrës si dhe ka arrestuar një prej autorëve të vrasjes së trefishtë.
Duke e klasifikuar masakrën ‘për motive të dobëta’, Drejtori i Policisë së Vlorës ka saktësuar se asnjë prej viktimave nuk ka pas lidhje të drejtë-për-drejtë me motivin e vrasjes. Sipas Artan Cukut, viktimat janë vrarë nga plumba rikoshet, ndërkohë që policia po punon për arrestimin e një personi tjetër, që më gjasë është dhe autori i vrasjes së tre pushuesve.
Ngjarja
Në mesditë, policia e Vlorës bëri të ditur se ka arrestuar Leo Luan Osmanin, banues në Vlorë dhe person me precedent penal, si të dyshuar për krimin e ndodhur pasditen e së dielës në Vlorë. Por në bazë të provave shkencore dhe dëshmitarëve në vendngjarje, duket se 18 vjeçari nuk është autori i vrasjes së trefishtë.
Në armën e krimit, e gjetur në afërsi të vendit të krimit, tip automatik, gjurmët e krimit nuk përkojnë me ato të 18 vjeçarit. Ndërkohë janë të shumtë dëshmitarët që kanë parë 18 vjeçarin të shoqëruar nga një person tjetër në momentin e kryerjes së krimit, ndaj policia ka ngritur dyshimin se vrasja u krye nga shoku i tij.
Megjithatë policia e Vlorës tregohet e rezervuar, si për të dhënat e personit të shpallur në kërkim, ashtu dhe për sqarimin e plotë të motivit të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik. Zyrtarisht policia mjaftohet duke e klasifikuar ngjarjen ‘për motive të dobëta’, por nuk jep detaje.
Burime nga grupi i hetimit bën me dije se sherri mes dy vlonjatëve dhe fierakëve ka nisur pasi është ngacmuar motra 19 vjeçare e njërit prej autorëve të krimit.
Vajza 19 vjeçare është ngacmuar në plazh dhe për shkak të bezdisë së djemve, ajo ka thirrur në ndihmë vëllain e saj, i cili ka ardhur i “armatosur” dhe me një mik.
Por debati mes djemve ka degjeneruar në fyerje të rënda, çka ka acaruar aq shumë të rinjtë vlonjatë, sa t’i mbyllin llogaritë nën breshërinë e armës. Dëshmitarë në vendngjarje, por edhe personat që janë përfshirë në konflikt, kanë dëshmuar për grupin hetimorë se fillimisht ka pasur një konflikt mes djemve nga Fieri dhe dy djemve vlonjatë.
Burime të policisë thonë se krahas dëshmitarëve janë shoqëruar edhe personat e përfshirë në konflikt, e dëshmitë e tyre duket se kanë ndihmuar për zbardhjen e ngjarjes.
Megjithatë policia, ndaj djemve të përfshirë në konflikt nuk ka marrë asnjë masë, pasi t’i flasësh një vajze nuk përbën vepër penale.
Por kjo nuk ka penguar të rinjtë të hakmerren ndaj agresorëve të vajzës. Në deklaratën për shtyp, të dhënë nga drejtori i Policisë së Vlorës, thuhet se: “Nga tërësia e veprimeve të hetimore të kryera si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e viktimave nga një grup ekspertësh mjekoligjorë, dhe gjithë veprimtarisë hetimore paraprake ka rezultuar se 2 prej viktimave shtetasit S.B., vjeç 17 dhe Sokol Isufaj vjeç 34, janë goditur nga plumba rikoshetë, si dhe asnjë prej 3 viktimave nuk ishin në konflikt me autorin dhe as kishin njohje me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe se nuk kanë qenë objekt i sulmit kriminal”.
Sipas policisë, viktimat janë krejtësisht të pafajshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me autorin e krimit. Por nga ana tjetër, policia tregohet e rezervuar për të dhënë detajet se me kë janë konfliktuar të rinjtë vlonjatë.
Kjo ka lënë shteg të hamendësimeve se 34 vjeçari Sokol Isufaj, të ishte nën shoqërinë e djemve që kanë ngacmuar vajzën 19 vjeçare, për faktin se ishin nga i njëjti qytet.
Kaq ka mjaftuar që jo vetëm policia, por dhe familjarët e tij të ngrenë hijet e dyshimit, edhe pse 24 orë pas ngjarjes rezulton se babai i dy fëmijëve ishte thjesht në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
Por e vërteta, e zbardhur 24 orë më vonë, me sa duket nuk ka mbërritur tek bashkëshortja e tij, që ka bojkotuar ceremoninë mortore të të shoqit.
Sokol Isufaj ishte nën shoqërinë e miqve të tij në vendin e quajtur Kalaja, ku si pasojë e të shtënave me armë gjeti vdekjen së bashku me Diana Ademin dhe Serdi Bajlozin.