Në emisionin një kafe me Labin i cili emetohet në Radio televizionin 21 ku mes të ftuarve ishin edhe Mihrije Braha, Dafina Zeqiri dhe Teuta Krasniqi.
Mihrija ka gjetur mënyrën më të papërshtatshme (publikisht) për të përqeshur shqiptarët të cilët e ngritën dhe ia dhanë mundësinë të gjendet aty ku sot është.
Mihrije Braha, nëse me ndokënd ka qenë e mllefosur për bizneset e saja, nuk duhet të gjeneralizojë dhe të "fusë të gjithë në një thes".
Jemi po ne shqiptarët që ju paguajmë shuma të majme për të kënduar në dasmat tona, jemi po ne shqiptarët që ju përcjellim nëpër koncerte.
Ti je sot kjo që je shkaku i neve shqiptarëve, ndërsa që ke menduar një gjë të tillë për ne nuk e paskemi ditur, sidoqoftë ju faleminderit për sinqeritetin tuaj.
Si duket "gjyshja" Mihrije është ngopur me para edhe tash ka filluar që të nxjerr në shesh vetëm atë që e ka mbajtur fshehur me vite. Çfarë turpi!
Social Plugin