Author Description

Hey there, We are Blossom Themes! We are trying to provide you the new way to look and use the blogger templates. Our designers are working hard and pushing the boundaries of possibilities to widen the horizon of the regular templates and provide high quality blogger templates to all hardworking bloggers!

Breaking News

Shkencëtarët filmojnë vdekjen, kjo do të ndihmojë në zgjatjen e jetës së njeriut

Shkencëtarët britanik e kanë parë vdekje dhe e kanë filmuar atë duke u përhapur nëpër trupin e një
krimbi dhe sipas tyre kjo mund të ndikojë në zgjatjen e jetës te njeriu.
Shkencëtarët thonë se kanë kapur vdekjen në "flagrancë". Kjo ka ndodhur në trupin e një krimbi. 
Një materijal i kaltër me shkëlqim fluorcent shpërndahet prej qelize në qelizë derisa i tërë trupi të vdeës, thonë në Welcome Trust dhe Biotechnology and Biological Science Research Counsil (BBSRC).
Kur qelizat të vdesin, ato fillojnë një aksion kimik zinxhiror që nxit vdekjen e komponenteve qelizore dhe pas vetes lë vdekje të molekulave. 
"Zbuluam vetshkatërrim kimik, që vdekja ia shkakton krimbit, kurse ne e shohim si materijal të kaltrër më shkëlqim fluori nëpër trupin e krimbit", deklaroi profesor David James nga Universiteti i Londrës. 
"Gjithashtu, arritëm në përfundim se nëse e bllokojmë këtë vetshkatërrim, mund ta shtyejmë vdekjen që vie nga faktorë siç janë infeksioni, por vdekjen nga plakja nuk mund të ndalohet", deklaroi ai. Sipas tij "vdekja nga pleqësia është pasojë e një numër të madh procesesh që zhvillohen njëkohësisht". 
Procese të njëjta zhvillohen edhe te gjitarët, që do të thotë se ky zbulim mund të ndihmojë në kuptimin e vdekjes së qelizave te njerëzit. 
Shkaktar i dritës së kaltër fruorescente është acidi antranil që është një lloj i aminoacidit trupor. 
"Ky zbulim hedh poshtë pohim se plakja vie si rezultat i mbledhjes së dëmtimeve molekulare" deklaroi James. 
"Duhet të koncentrohemi në proceset biologjike që zhvillohen gjatë plakies dhe vdekjes që të mundemi të intervenojmë në këto procese", deklaroi ai.
Videon e ketij eksperimenti mund ta shihni duke klikuar ketu.