Shikoni rrahjen brutale mes tifozëve shqiptar dhe atyre boshnjak

Tifozët e Kukësit dhe të Sarajevës janë përleshur të enjten në prag të ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës.
Deri te përleshja ka ardhur në parkingun para stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, në bendin ku ishin të parkuar autobusët me tifozë mysafirë, të ultra grupit “Horde zla”.
Në xhirim shihet se pati përleshje të gjerë dhe se u gjuajt me gurë nga të dy anët, derisa u përfshi edhe policia shqiptare. Nuk jepen detajet për numrin e të plagosurve.
Kukësi në ndeshjen e parë mposhti 3:2 Sarajevën, kurse ndeshja e kthimit e rrethi të dytë të Ligës së Evropës zhvillohet të enjten në kryeqytetin boshnjak.