Mrekulli: Hapet varri i dëshmorit të rënë para 16 vitesh, trupi i paprishur

Një lajm që tronditi botën. Një famije hapi varrin e një familjari të tyre për të varrosur një anëtarë tjetër në afërsi të tij, dhe panë se trupi i personin që ishte i vrarë para 16 vitesh ishte akoma i paprishur.
"Trupi ishte sikur të ishte varrosur para pak çastesh kurse njollat e gjakut akoma ishin të freskëta në rrobat e tij", dëshmoi një person që ishte i pranishëm gjatë ceremonisë së varrimit. 
Mediat e botës arabe njoftuan se bëhet fjalë për dëshmorin Halil Sherif i cili kishte rënë para 16 vitesh. 
Sipas fesë islame, respektivisht sipas librit të shenjtë Kuranit, trupi i dëshmorit nuk prishet kurrë, kurse parimet islame parashohin tjetër procedurë varrimi për dëshmorët, si bie fjala trupi i tyre nuk lahet sikur për të vdekurit tjerë dhe se ata varrosen me po ato veshje me të cilat kanë rënë në luftë. 
Raste të tilla, por të pafilmuara janë vërejtur edhe gjatë rivarrimeve që janë bërë gjatë luftës së Kosovës, por edhe gjatë luftës së vitit 2001 në Maqedoni.